Organizimet sindikale: Pikënisje e punës së dinjitetshme?

30.05.2018 D4D

Instituti D4D të martën me 29.05.2018 ka mbajtur sallonin e katërt me radhë në komunën e Prizrenit me temën “Organizimet sindikale: Pikënisje e punës së dinjitetshme? Rëndësia e organizimeve sindikale, agjenda e punës së dinjitetshme, siguria në punë, rritja e përfaqësimit të grave dhe të rinjve në sindikata, ishin temat e trajtuara gjatë këtij diskutimi. Panelistet e ftuar, drejtori i njësisë rajonale të Odes Ekonomike të Kosovës dhe koordinatori i SBASHK për rajonin e Prizrenit, kanë theksuar sfidat dhe problemet e organizimeve sindikale në të dyja sektorët, në atë publik dhe privat.

“EYE është projekt i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim implementuar nga Helvetas dhe MDA.