A ofrojnë mekanizmat ekzistues mundësi të riintegrimit për të rikthyerit?

17.05.2018 D4D

Të marten me datën 15 Maj 2018, është mbajtur salloni në komunën e Mitrovicës me temë “A ofrojnë mekanizmat ekzistues mundësi të riintegrimit për të rikthyerit?”

Pjesë e panelit në këtë salon ishin Besmir Salihu, Qendra Rajonale e Punësimit (MPMS), Bedri Sadiku, Zyra për kthim dhe riintegrim, Komuna e Mitrovicë, Milaim Ramadani, OJQ PRAM dhe Isa Sejdiu, Drejtoria e Arsimit, Komuna e Mitrovicë.

 Gjatë këtij salloni u diskutua për të rikthyerit dhe shërbimet të cilat ofrojnë institucionet të cilat mirren me qështjen e trajtimit të të rikthyerve, duke përfshire socializimin dhe riintegrimin, si dhe fokusin kryesor i cili është punësimi dhe ndarja e subvencioneve. Sado që ka një mobilizim, në këtë proces nuk janë të pashmangshme parregullësit dhe problemet për shkak të buxhetit në nivel komunal. Gjithashtu u theksua se ka nevojë për ngritje të vetëdijesimit  tek qytetarët mbi procedurat e kërkesave karshi institucioneve dhe bashkëpunimit më të madh.

Ky aktivitet është i mbështetur nga GIZ/DIMAK.

Sallonet e ardhshme