A ofrojnë mekanizmat ekzistues mundësi të riintegrimit për të rikthyerit?

30.01.2018 D4D

Të martën më 30 Janar 2018, u mbajt Salloni në Podujevë me temën “A ofrojnë mekanizmat ekzistues mundësi të riintegrimit për të rikthyerit?”

Panelistët në sallon ishin Ylber Salihu, zyrtar për Integrime Evropiane, dhe Fadil Berisha, zyrtar në Qendrën për Punë Sociale. Panelistët treguan komunat kanë shumë pak kompetenca dhe fleksibilitet në trajtimin çështjeve të të rikthyerve. Me centralizim të shtuar, ka mungesë të politikave që adresojnë nevojat e të rikthyerve në bazë të komunave. Kjo shprehet më së shumti në grantet që ofrohen për hapje të bizneseve, ku fushat prioritare vendosen në nivel qendror.

Gjatë diskutimit, u shfaq pakënaqësi rreth mënyrave të shpërndarjes së granteve për biznese, dhe poashtu për mungesë të informacioneve të duhura dhe të sakta. Informacionet jo të sakta kanë shtyer që të rikthyerit të mendojnë që do të përfitojnë përtej asaj se çfarë në të vërtetë ju ofrohet.

Ky aktivitet u mbështet nga GIZ/DIMAK

Sallonet e ardhshme