A ofrojnë mekanizmat ekzistues mundësi të riintegrimit për të rikthyerit?

14.12.2017 D4D

Të enjten më 14 Dhjetor, 2017, u mbajt Salloni në Ferizaj me temën “A ofrojnë mekanizmat ekzistues mundësi të riintegrimit për të rikthyerit?”

Hapja informuese u bë nga: Xhevahire Dervishi – Rexhepi, Koordinatore për Kthim të Qëndrueshëm, Komuna e Ferizajit dhe Plator Avdiu, hulumtues, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Panelistët dhe pjesëmarrësit i shohin valët e mëdha të migrimit si problem multidimensional por që më së shumti shkaktohet si rezultat i mungesës së zhvillimit ekonomik. Në mungesë të strategjive qeveritare për zhvillimin e sektorit privat, i cili është gjenerator kryesor i prodhimit të vendeve të reja të punës, shkaktohen humbja e besimit tek institucionet dhe rrjedhimisht edhe humbja e shpresës. Të rikthyerit ballafaqohen me mungesë të strategjive adekuate të riintegrimit që gjë u pamundëson qasjen e drejtpërdrejtë në treg të punës. Edhe pse ekziston fondi për të rikthyerit, fond i cili ipet për hapjen e bizneseve të vogla për këta persona prapë ka mungesa në menaxhim të mirëfilltë të fondeve. Gjatë diskutimit u rekomandua që shuma për fondet për të rikthyerit të rritet për shkak që shuma e ofruar nga MPB-ja është shumë e vogël për qëndrueshmërinë e biznesit dhe poashtu strategjitë mos të jenë ad-hoc por të jenë më gjithpërfshirëse dhe më largpamëse.

Ky sallon u moderua nga Arbenita Topalli, menaxhere e projektit në INPO, dhe editoriali u shkrua nga Albion Sherifi.  

Ky Sallon është mbështetur nga GIZ.

Sallonet e ardhshme