Nga rinia për rininë: A ka mundësi zhvillimi në Kosovë? A mbërrin ato tek ti?

29.11.2016 D4D

Të marten me 29 Nëntor u mbajt Salloni i së martës me temën: Nga rinia për rininë: A ka mundësi zhvillimi në Kosovë? A mbërrin ato tek ti?

Alejtin Berisha, Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit Universum tha se të rinjët në Kosovë nuk kanë shumë ambicje për të arritur diçka më shumë se sa mundësitë që mund të ju ofrohen nga sektori publik. Ata limitojnë veten dhe nuk e testojnë veten edhe në hapësira tjera. Krijuesi i  HumanPower dhe KosovaJob, Arion Rizaj solli tek pjesëmarrësit se si një ide inovative mund të sjellë një biznes të suksesshëm. Ai shtoi se të rinjët duhet të studiojnë tregun e punës dhe të fitojnë njohuri se ku e gjejnë vetën më mire. Leana Mahmuti edhe pse si profesoreshë sheh ndërrmarrësinë si një ndër mundësitë qe të rinjët duhet të shfrytzojnë, ku edhe ajo tregoi mbi biznesin e saj për printim 3D. Një tjetër prespektivë solli Andi Batusha, KVRL Gjakovë, i cili tha se të rinjët kanë stagnuar në sistem dhe mos aplikimi i reformave nga në fushën e arsimit dhe drejtimeve mbi prioritetet nga Qeveria bën ata të mos punojnë.

Moderimi i Sallonit u bë nga Arbër Lleshi, Bonevet. Editoriali u shkrua nga Edita Pozhegu, Ipko Foundation.

Editorialin e sallonit mund ta lexoni edhe në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”

Ky sallon organizohet në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH – Youth Employment Promotion in Kosovo (YEPiK).

Sallonet e ardhshme