Ne sot dhe para 30 viteve

13.12.2016 D4D

Me datë 13 Dhjetor në Mitrovicën e Veriut u mbajt Salloni i së martes me temën: Ne sot dhe para 30 viteve.

Valdete Idrizi nga Civikos, tregoi historinë e saj se si para 30 viteve ajo shkoi në të njejtën shkollë me komunitetin Serb, edhe pse në klasa të ndryshme aktivitetet jashtëshkollore i bashkuan ata. Ljubiša Bašcarevic aktivist nga Mitrovica, beson që gjenerata e tij duhet të jetë një shembull që duhet të mirret nga gjeneratat e reja në mënyrë që ata të punojnë së bashku për një të ardhme të tyre të përbashkët. Berna Xhemajli nga 7 Arte, tregon se si në një qytet komunitetet jetojnë shumë afër njëri tjetrit por nuk komunikojnë së bashku. E vetmja mundësi e bashkëpunimit është nëse je pjesë e një organizate joqeveritare që të takohesh me komunitetet tjera. Filip Vuckovic, pjesë e Iniciativës The Way Out, beson që inciativa ku ai bën pjesë do të ndihmoj të rinjët që të bashkohen së bashku të integrohen në qytetin e Mitrovicës por edhe me pjesët e tjera të Kosovës.

Moderimi i këtij Salloni u bë nga Lekë Rezniqi, KTV ndërsa editoriali u shkrua nga Xhangyle Iljazi

Editorialin e Sallonit mund ta lexoni edhe në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Sallonet e ardhshme