Ndarje e barabartë e përgjegjësive në kujdesin e fëmijëve: Leja prindërore si domosdoshmëri!

27.11.2018

Duke marrë parasysh mendësinë në Kosovë, ku rolet tradicionale janë të theksuara, në atë mënyrë që gratë ende vazhdojnë të shihen si kujdestare parësore dhe burrat si mbajtës të familjes, kjo domosdoshmërisht ndikon që gratë të mos marrin pjesë në tregun e punës. Ishte pikërisht kjo njëra ndër çështjet kyçe që u diskutua në Sallonin e së Martës, më datë 27 Nëntor, në Prishtinë, me fokus në tematikën: “Ndarje e barabartë e përgjegjësive në kujdesin e fëmijëve: Leja prindërore si domosdoshmëri!”

Përgjatë diskutimit u theksua edhe fakti që sistemi në fuqi i lejes së lindjes së nënave nuk i plotëson kërkesat e popullatës kosovare pasi që lejon leje vetëm për nënat në formën e lejes së lindjes, nuk parashikon lejen prindërore dhe ua pamundëson baballarët/prindërve që të marrin pjesë më të madhe të lejes prindërore.

Praktika në vende dhe në mjedise të tjera ka dëshmuar se leja prindërore ka një efekt pozitiv në nxitjen e grave për të rihyrë në vendin e punës pas shtatzënisë, e gjithashtu mbi zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës. Panelistët dhe pjesëmarrësit në fund u dakorduan se leja prindërore mund të krijojë një efekt të vlefshëm pozitiv për shoqërinë duke ofruar leje prindërore me pagesë, dhe si rezultat të promovohet barazia gjinore.

Pjesë e panelit ishin: Leonora Lokaj, Nënkryetare e BSPK, Besnik Salihu, Babai i vitit 2017, Ajete Kërqeli, Menaxhere e Projektit, Instituti D4D. Salloni u moderua nga Dita Dobranja, Hulumtuese e Lartë, Instituti Riinvest ndërsa editoriali do të shkruhet nga Doruntina Baliu, Gazetare Hulumtuese, BIRN.

Sallonet e ardhshme