Mosfunskionimi i Kuvendit: Sa po i kushton Kosovës?

27.03.2018 D4D

Të martën më 27 Mars u mbajt Salloni i 200 me radhë, me temën: “Mosfunskionimi i Kuvendit: Sa po i kushton Kosovës?”

Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Mimoza Kusari-Lila, Deputete e Kuvendit të Kosovës, Ismet Kryeziu, Drejtor Ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës, dhe Jehona Lushaku, Analiste politike. Gjatë diskutimit u theksuan problemet kryesore që kanë përcjellë punën e Kuvendit dhe zhvillimit politike gjatë kësaj kohe. Grumbullimi i ligjeve të pa proceduara, pasiviteti i deputetëve, bllokada e kuvendit duke trajtuar tema të mëdha dhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies karshi qytetarëve, ishin pikat kyçe të diskutuara nga panelistët. Ajo çka u rekomandua ishte një punë më efikase e Kuvendit, vendosmëri më e madhe nga Deputet të cilët janë përfaqësues të popullit, fillimi i trajtimit të temave të cilat prekin direkt qytetarët, dhe ndërtimin e një konsensusi të gjerë politik mbi prioritetet që duhet ti ketë Kosova.

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Sallonet e ardhshme