Mandatet e lëna në gjysmë, shtyerje apo zgjidhje e problemeve?

02.05.2017 D4D

Më 2 Maj 2017, u mbajt Salloni i së martës me temën: “Mandatet e lëna në gjysmë, shtyerje apo zgjidhje e problemeve?”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Ganimete Musliu, Deputete nga PDK, Kuvendi i Kosovës e cila tha që deputetët kanë obligim që t’i përfundojnë mandatet e tyre dhe në rast të mospunës së tyre ata nuk duhet te rikandidohen, Enver Hoti, Deputet nga NISMA, Kuvendi i Kosovës theksoi se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë nëse kemi bllokim të punës së Kuvendit. Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së tha se ne jemi në fillim të demokracisë dhe nuk duhet të mësohemi që para çdo problemi të shkojmë në zgjedhje.

Ky Sallon u moderua nga Afërdita Syla dhe editoriali u shkrua nga Rasim Alija, Instituti D4D.

Salloni i së martes është i organizuar në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung.

Sallonet e ardhshme