Leja prindërore në kontribut për barazi gjinore

04.12.2017 D4D

Të hënën më 4 Dhjetor 2017 u mbajt Salloni në Mitrovicë me temën: “Leja prindërore në kontribut për barazi gjinore”.

Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Rrustem Abiti, Oda Ekonomike e Kosovës;  Hajrullah Mustafa, Sociolog  dhe Valbona Sadiku, ndërmarrëse. Panelistet theksuan rëndësinë që gratë të aktivizohen në treg të punës në shkallë të njëjtë si burrat, duhet të favorizohen politika që mundësojnë ndarjen e barabartë të përgjegjësive mes prindërve. Po ashtu është e rëndësishme që të ju njihet të dy prindërve e drejta në pushim prindëror në mënyrë që mos të ju obligohet të zgjedhin por të dy të jenë pjesë e zhvillimit dhe rritjes së fëmijëve. 

Ky sallon u moderua nga Nerimane Ferizi dhe editoriali u shkrua nga Fahri Jashari, Forumi për shoqëri civile – Mitrovicë.

Editorialin mund ta lexoni këtu.

Ky sallon organizohet në kuadër të projektit “Pushimi  prindërore për barazi gjinore”, implementuar nga Demokracia për Zhvillim në Prishtinë, financuar nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetur nga Qeveria Suedeze.

 

Sallonet e ardhshme