Kultura dhe Arti: Riafrimi dhe tejkalimi i dallimeve

14.03.2017 D4D

Të marten më 14 Mars 2017 u mbajt Salloni i së martes me temën: “Kultura dhe Arti: Riafrimi dhe tejkalimi i dallimeve”.

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Zoran Ristić, Drejtor, GETO Teatri në Graçanicë i cili tha se pikat e bashkëpunimit janë shumë të pakta për shkak të atmosferës politike e cila është krijuar tash e një kohë. Kultura dhe arti konsiderohen se janë duke ndihmuar në lirimin dhe hapjen e njerëzve dhe krijimin e një klime më të mirë të bashkëjetesës të komuniteteve në Kosovë. Eliza Hoxha, Arkitekte theksoi se artistët mund t’i vënë në veprim disa procese, përfshirë këtu edhe procesin e pajtimit duke përdorur artin dhe kulturën si iniciativa të bashkëpunimit. Zana Hoxha Krasniqi, Drejtoreshë Ekzekutive në Artpolis tha se arti dhe kultura në përgjithësi, përgatisin një mjedis komod në të cilin mund të pajtohen dy persona apo më shumë. Politika nuk lejon hapësirë të përfshirjes së njerëzve të thjeshtë dhe për të mirën e tyre por kemi këmbëngulje për interesat personale.

Ky sallon u moderua nga Mustafa Skender, AKTIV.

Editorialin e këtij salloni mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky Sallon i së Martës organizohet në bashkëpunim me organizatën AKTIV nga Mitrovica e veriut nën Klubin Social të Mitrovicës

Sallonet e ardhshme