Ku mësojnë qytetarët për qytetari aktive?

04.10.2016 D4D

Me datën 4 tetor është mbajtur salloni me temën: Ku mësojnë qytetarët për qytetari aktive?

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Nora Hasani – Llapashtica, gazetare dhe aktiviste e cila tha se për një shoqëri në zhvillim sikur ajo e Kosovës prezenca e një qytetarie aktive është edhe më kritike, duke e marrë parasysh rolin transformues që që do ta mundësonte praninë e një demokracie të mirëfilltë. Besa Luci, kryeredaktore në Kosovo 2.0 theksoi se qytetari aktive do të thotë përfshirja e individëve në komunitetet lokale të tyre dhe në demokraci në të gjitha nivelet, prej nivelit të fshatit, qytetit e deri te aktivitetet mbarëkombëtare. Rinor Qehaja, profesor dhe drejtor i Institutit EdGuard tha se sistemi i tanishëm arsimor në Kosovë nuk është që nuk u jep bazë të mjaftueshme teorike mbi qytetarinë aktive nxënësve të shkollave fillore dhe mesme, por dështon në përkthimin e asaj baze teorike në një përvojë konkrete praktike.

Ky sallon u moderua nga Dardan Berisha, ndërsa editoriali u shkrua nga Nart Orana, hulumtues i ri.

Editorialin e sallonit mund ta lexoni edhe në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky sallon u organizua në bashkëpunim me KCSF-në dhe mbështetur nga OSI.

 

 

Sallonet e ardhshme