Krenarë të pambështetur: Bafta, Oskar, Çfarë i duhet tjetër këtij vendi për të përkrahur talentet/ët?

27.02.2017 D4D

Të martën, më 28 shkurt, u mbajt salloni i së martës me temën: “Krenarë të pambështetur: Bafta, Oskar, Çfarë i duhet tjetër këtij vendi për të përkrahur talentet/ët?”

Fjalimet e hapjes u mbajtën nga: Blerta Zeqiri, Kryetare e Bordit, Shoqata e Producentëve të Kosovës/Producente dhe Skenariste, ku ajo theksoi rëndësinë që arti në përgjithësi do t’a ndihmonte që Kosova të shënojë veten e saj në hartë. Shpend Qamili nga Zyra e Koordinatorit të Zhvillimit të OKB-së në Kosovë ndau me pjesëmarrësit përfshirjen e tij në krijimin e filmit “Home”, film i cili fitoi çmimin Bafta. Ai më tej theksoi rëndësinë dhe nevojën e komunitetit për t’u bashkuar dhe promovuar artistët, si dhe për t’i ndihmuar ata financiarisht. Eroll Bilibani i cili është Drejtor Ekzekutiv i Dokufestit, festivalit më të njohur të dokumentarit të shkurtër në Kosovë, theksoi nevojën për të krijuar një skemë qeveritare e cila do të japë fonde për producentët në Kosovë, ku kjo skemë do të krijonte filma që kanë potencial për të fituar në festivale ndërkombëtare.

Salloni u moderua nga Dea Venhari-Dragaj, Dramaturge, dhe op-Ed u shkrua nga Andi Emini, Instituti D4D.

Sallonet e ardhshme