Kapitali njerëzor: A ka Kosova përparësi krahasuese dhe sa po shfrytëzohet ajo?

13.09.2018

Instituti D4D me datë 11 shtator ka mbajtur sallonin e radhës në Prishtinë, me temën “Kapitali njerëzor: A ka Kosova përparësi krahasuese dhe sa po shfrytëzohet ajo?”

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin z. Alban Zogaj nga Millennium Foundation Kosovo, znj. Florentina Dushi, bashkëthemeluese e ADEC dhe z. Besnik Bislimi, ligjërues i ekonomiksit – RITK.

Krahas problemeve të ndryshme shoqërore, folësit kanë theksuar se fokus duhet t’i jepet edhe faktit që edhe pse fuqia punëtore është e pranishme me bollëk në Kosovë, kjo nuk ka arritur të shndërrohet në përparësi komparative, e kjo si rezultat i problemeve të ndryshme siç janë papunësia, mungesa e shkathtësive të buta, dhe kualiteti i ulët i edukimit dhe trajnimeve.

Për më tepër, në këtë sallon u diskutua edhe roli i drejtpërdrejtë i shkollimit në kapitalin njerëzor, si dhe pashmangshmërisht edhe përvoja e punës në raport me temën e diskutuar. Gjithashtu, u përmend edhe investimi në shëndetin fizik dhe mendor si pjesë e kapitalit human, e që në Kosovë nuk diskutohet mjaftueshëm.

Ky sallon u moderua nga Gersi Gashi, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ndërsa editoriali do të shkruhet nga Ardit Kika.

Ky aktivitet është i mbështetur nga GIZ/DIMAK

 

Sallonet e ardhshme