A kanë arritur komunat të mundësojnë riintegrim të qëndrueshëm për të rikthyerit/at?

29.01.2019

Shkalla e emigrimit të qytetarëve të Kosovës vazhdon të jetë e lartë, ndonëse jo në shifra alarmante. Mirëpo, krahas kësaj, sfidë për institucionet qendrore dhe lokale mbetet riintegrimi i qëndrueshëm i personave të rikthyer nga vala e madhe e emigrimit 2014/15. Përpilimi i skemave dhe politikave të lidhura me procesin e riintegrimit të rikthyerve kanë qenë të përshpejtuara dhe jo të menduara mirë, ndërkohë që nuk është analizuar edhe kapaciteti i Kosovës për të integruar personat e rikthyer.

Si rezultat i kësaj, fokus të veçantë në këtë diskutim kanë marrë metodat e mangëta të informimit, kriteret e vëna për përfitimin e skemave, dhe ndikimi që kanë këto në humbjen e besimit në procesin e riintegrimit të qëndrueshëm. Përgjithësisht, panelistet dhe pjesëmarrësit u pajtuan se Kosova duhet të kthehet në rrënjë të problemit për të kuptuar arsyet e sakta për valën e madhe të emigrimit të fundit, dhe në bazë të kësaj t’i përpilojë politikat.

Paneli u përbë nga: Vlora Limani Hajnuni, Kryetare e Komisionit Komunal për Riintegrim; Radmila Simeunovic, Shefe e Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, si dhe Makfirete Shamolli, Drejtore e Qendrës për Punë Sociale. Salloni u moderua nga Ylber Reçica, Public Organization for Local Initiatives and Supports (POLIS), ndërsa editoriali është shkruar nga Vjollca Qeriqi, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Salloni i së Martës, me fokus në temën: “A kanë arritur komunat të mundësojnë riintegrim të qëndrueshëm për të rikthyerit/at?”, është mbajtur më 29 Janar 2019, në Komunën e Lipjanit.

Ky aktivitet mbështetet nga GIZ/DIMAK

Sallonet e ardhshme