A jeni një spektator/e apo një reagues/e ose mbështetës/e për barazi gjinore?

06.12.2016 D4D

Sallonin i së Martës me 6 Dhjetor u mbajt mbi temën: “A jeni reagues apo spektator i barazisë gjinore?”

Dardan Hoti, Redaktor nga Gazeta Metro, thotë se gazetarët duhet të kenë kujdes mbi hapësirën dhe si raportohen në rastet ku kemi të bëjmë me barazi gjinore, që të mos i glorifikojmë personat që kryejnë veprime të dhunës. Poashtu mediat mos t’i përdorin këto lajme për klikime dhe biznes. Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, tha se dhuna në baza gjinore nuk ka arsyetim dhe nuk duhet të arsyetohet. Arsyetimet mbi gjendjen financiare, alkooli apo arsyetime tjera mbi shprehjen e dhunës nuk duhet ligjerisht të lejohen. Jetmir Fejzullahu, nga Bëhu Burrë thotë se duhet të ketë më shumë aktivitete nga ana e meshkujve të promovojnë të drejtat e barabarta në mes gjinive. Meshkujt nuk duhet të jenë spektator po reaguesit më të mëdhenj.

Ky Sallon u moderua nga Besnik Leka, Care International dhe editoriali u shkrua nga Donjeta Morina, UN Women.

Editoriali për këtë Sallon mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”

Ky sallon organizohet në bashkëpunim me UN Women dhe OSBE misioni në Kosovë.

Sallonet e ardhshme