“Gruaja shtyllë e shoqërisë” – Bllof i fushatave apo në qendër të qeverisjes së ardhshme?

13.06.2017 D4D

Të martën më 13 Qershor u mbajt Salloni me temën:“Gruaja shtyllë e shoqërisë” – Bllof i fushatave apo në qendër të qeverisjes së ardhshme?”.

Hapja informuese dhe provokuese do të bëhet nga:  Sibel Halimi, Ligjeruese e studimeve gjinore, Fakulteti Filozofik tha se në këtë fushatë elektorale më shumë se çdo herë u shpalosën programe që do të zhvillonin pozicionin e grave në shoqëri. Por që fushatat mediale ishin të mbushura me stereotipe gjinore duke vendosur prap gruan në pozicionin e saj si nënë. Ariana Qosaj-Mustafa, Drejtore e programit, KIPRED theksoi se problemet e paraqitura si të grave janë vetëm ato të “Pushimit të lehonisë”. Ku së pari askush nuk premtoi vendosjen e grave në pozita udhëheqëse apo përmendi dhunën në familje, punësimin e tyre apo edhe dhënjen e hapësirës në tubimet e partive.

Ky sallon u moderua nga Eraldin Fazliu, Kosovo 2.0 ndërsa editoriali u shkrua nga Valëza Zogjani, Instituti D4D.

Ky Sallon u organizua në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung.

Editorialin e këtij salloni munden ta gjeni edhe në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Sallonet e ardhshme