• Shqip

Sfidat dhe zgjidhjet e përfshirjes së grave dhe të rinjve në tregun e punës dhe rrjetet sindikale!

22.11.2018

Me pjesëmarrjen e mbi 30 personave, Instituti D4D ka mbajtur sallonin e fundit në serinë prej shtatë të tillëve në shtatë rajonet e Kosovës, në kuadër të projektit “Dialogu social për fuqizim”. Nikoqire e këtij salloni ishte komuna e Gjilanit. Së bashku me përfaqësues të komunës së Gjilanit, anëtarë të kuvendit komunal, përfaqësues të forumeve të subjekteve politike, sindikalistë, profesorë dhe të rinj e të reja, janë diskutuar sfidat dhe zgjidhjet e përfshirjes së grave dhe të rinjve në tregun e punës dhe rrjetet sindikale. Shfrytëzimi i kanaleve të reja të komunikimit për informimin e të rinjve për rolin e shkollave profesionale, avancimi i dhe përfshirja e grave në rrjetet sindikale, bashkëpunimi institucional ndërmjet sindikatave, shoqërisë civile dhe institucioneve komunale dhe qendrore, ishin temat e diskutuara me panelistet. Nxitja e të rinjve për aplikim në shkollat profesionale, kurse për të rinjtë dhe gratë për orientimin në karrierë, ndryshimi i sistemit të edukimit duke u fokusuar tek kërkesat e tregut të punës, dhe respektimi i agjendës për pune të dinjitetshme ishin disa nga rekomandimet e dala nga ky sallon.

Ky sallon u realizua në kuadër të projektit “Dialogu social për fuqizim”, mbështetur nga EYE – Enhancing Youth Employment.

Sallonet e ardhshme