Cilët faktorë po vazhdojnë të mbajnë gratë jo-aktive në tregun e punës?

07.02.2017 D4D

Të martën më 7 shkurt,  u mbajt Salloni me temën: “Cilët faktorë po vazhdojnë të mbajnë gratë jo-aktive në tregun e punës?”

Në fjalimin hapës Nora Latifi-Jashari, Drejtoreshë Ekzekutive në Institutin GAP, theksoi se procesi i punësimit në institucionet publike dhe në biznese duke hapur konkurse me kërkesa me baza gjinore si: Asistente administrative apo Sekretar i përgjithshëm. Florina Duli, Drejtoreshë Ekzekutive në Iniciativën Kosovare për Stabilitet, tha se femrat për shkak të idesë se duhet të kujdesen për fëmijët dhe familjen pasivizohem dhe nuk kërkojnë punë. Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë përmendi Ligjin e Punës me aktet e tij nënligjore kanë lejuar hapësira për diskriminimin e grave në kontrata kolektive dhe punësim.

Ky sallon u moderua nga Asdren Xërxa, Menaxher i Programit, CEED-Kosova, ndërsa editoriali u shkrua nga Rezarta Delibashzade, Menaxhere e Projekteve, D4D.

Editorialin e këtij salloni mund ta gjeni edhe në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Aktiviteti mbështet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC

Sallonet e ardhshme