Cilat janë prioritetet e rinisë kosovare: Edukimi formal apo punësimi?

05.02.2019

Edukimi si proces, është në lidhje funksionale me shoqërinë, si dhe me zhvillimin e saj. Mungesa e aftësimit profesional, orientimi vetëm në edukim formal dhe si pasojë, kualifikimi jo adekuat për tregun e punës, bëjnë që edhe ato pak vende ekzistuese të punës, të mos mbulohen me persona të kualifikuar. Në këtë drejtim, gjendja e ekonomisë dhe dinamika e përditshmërisë, ndikojnë që të kërkohet një qasje e re në edukim dhe në trajnim. Andaj, është esenciale që vazhdimisht të organizohen trajnime të ndryshme, me qëllim të ofrimit të njohurive të reja, të cilat më vonë të rinjtë do të mund t’i implementonin përgjatë rrugëtimit profesional.

Në Kosovë, ekziston një perceptim i përgjithshëm se përgjegjësia kryesore për zhvillimin ekonomik i takon vetëm nivelit qendror. Duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, kjo përgjegjësi ndahet edhe në komuna, e cila ka për detyrë, megjithëse të limituar, të krijojë vende të reja të punës. Si rezultat i kësaj, vëmendje të veçantë në këtë diskutim kanë marrë kompetencat e komunës në krijimin e hapësirave të punës, si dhe roli i edukimit formal edhe atij jo formal në zhvillimin e përgjithshëm të të rinjve.

Përgjithësisht, panelistët dhe pjesëmarrësit u dakorduan për rolin krucial që  ka edukimi jo formal në plotësimin e edukimit formal. Në të njëjtën kohë, si rekomandime u dhanë që të intensifikohen praktikat në hapësira edukative, në mënyrë që të rinjtë e Kosovës të jenë të gatshëm për t’u qasur me kualifikimet e duhura profesionale në tregun e punës.

Paneli u përbë nga: Fejzë Kabashi, Drejtor, Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Erolina Morina, Organizata Rinore ISDY, si dhe Gylaj Shipkovica, Profesore, Gjimnazi “Gjon Buzuku”. Salloni u moderua nga Vjollca Gurgule, Organizata rinore SHL Kosova, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Valbona Musliu, Gazetare.

Salloni i së Martës, me fokus në temën: “Cilat janë prioritetet e rinisë kosovare: Edukimi formal apo punësimi?” është mbajtur më 5 Shkurt 2019, në Komunën e Prizrenit.

Ky aktivitet mbështetet nga GIZ/DIMAK

Sallonet e ardhshme