Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë e Pejës?

12.10.2017 D4D

Salloni me kandidatët për Kryetar të Komunës së Pejës u mbajtë me datë 12 Tetor 2017 me temën: “Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë?”

Hapja informuese dhe nxitëse do të bëhet nga: Bashkim Nurboja, Lëvizja Vetëvendosje dhe Sali Kelmendi, NISMA për Kosovën. Kandidatë në planprogramin e tyre për të rinj, fokusin e veçantë e kishin në arsim, përmirësimin e cilësisë në të gjitha nivelet edukative duke filluar nga shkolla fillore deri në studimet universitare. Në kuadër të programit për arsim ata premtuan vizita shëndetësore për nxënësit, shujta ushqimore, sigurimin e fondeve për libra të rinj dhe për mësimdhënës, bibloteka të reja, dhe ndërtimin e laboratoreve si mjet esencial për lidhjen e mësimit teorik me atë praktik.

Ky sallon u moderua nga Vullnet Sanaja, Drejtor Ekzekutiv, Anibar dhe editoriali u shkrua nga Arba Hatashi.

“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”

Sallonet e ardhshme