Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë e Kamenicës?

17.10.2017 D4D

Sallonin e së martes me kandidatët për Kryetar të Komunës së Kamenicës u mbajt me datë 17 Tetor 2017 me temën:

“Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë?”

Hapja informuese dhe nxitëse do të bëhet nga: Amir Canaj, Aleanca Kosova e Re – AKR; Kujtim Gashi, Partia Demokratike e Kosovës – PDK dhe Shaip Surdulli, Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK.  Panelistët të gjithë theksuan se përgjatë viteve të fundit nuk ka pasur asnjë investim kapital. Shumica e qytetarëve e sigurojnë ekzistencën nga prodhimet e bujqësisë dhe blegtorisë. Nga komuna ata mund të presin vetëm këshilla, në asnjë mënyrë ndonjë donacion. Në këtë atmosferë, ku dominon ndjenja e paperspektivës, rinia shpëtimin e kërkojnë në zhvendosjen në qytetet më të mëdha apo jashtë vendit.

Ky sallon u moderua nga Blerinë Ukshini, Instituti D4D dhe editoriali u shkrua nga Nafie Sylejmani dhe mund ta lexoni këtu.

“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”

Sallonet e ardhshme