Çfarë duhet e nuk po ju mësojmë nxënësve tanë në shkolla?

14.11.2017 D4D

Të martën më 14 Nëntor 2017, u mbajt Salloni i së martes me temën: “Çfarë duhet e nuk po ju mësojmë nxënësve tanë në shkolla?”

Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Dr. Keith Prenton, ekspert i arsimit; Dr. Xhavit Rexhaj, ekspert i arsimit; dhe Selim Mehmeti, hulumtues në Institutin Pedagogjik të Kosovës. Pjesëmarrësit dhe panelistët bien dakord që problemi nuk është tek nxënësit, mësuesit apo prindërit por problem mbetet sistemi i edukimit i cili është nën kompetencën e Qeverisë. Poashtu u shpreh nevoja e përfshirjes së teknologjisë në sistemin e arsimit për shkak që ajo do të mundësonte që nxënësi të jenë më kreativ dhe poashtu të  mësojnë prej shumë perspektivave.

Ky sallon u moderua nga Petrit Tahiri, Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe editoriali u shkrua nga Edona Begu.

Ky Sallon u organizua në kuadër të javës ndërkombëtare të Arsimit në bashkëpunim me Kosova Education Center – KEC.

Sallonet e ardhshme