Imazhi i shoqërisë civile në Kosovë: a kemi perceptim të drejtë për punën e sektorit?

25.10.2016 D4D

Me 25 Tetor në sallonin e së martës diskutuam për “Imazhi i shoqërisë civile në Kosovë: a kemi perceptim të drejtë për punën e sektorit?”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Taulant Hoxha, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile i cili tha se imazhi në vetvete është kategori subjektive dhe perceptimi ndryshon varësisht se kush e jep një vlerësim të tillë.  Visare Gorani-Gashi, nga Ambasada Suedeze në Kosovë tha se Shoqëria civile në Kosovë vjen nga të qenit bartëse e angazhimit gjithëshoqëror si reagim ndaj regjimit të viteve të 90-ta në një periudhë të përkrahjes së madhe nga donatorët e huaj pas vitit 1999. Besim Nebiu, Ekspert i fushës së shoqërisë civile në Maqedoni theksoi se disa mendojnë që OJQ-të janë ato që kanë ngulfatur aktivizmin qytetar, duke u shndërruar në një treg për punësim të cilët më shumë kujdesen që të mbajnë raporte me donatorin/punëdhënësin sesa me qytetarët.

Moderimi u realizua nga Visar Sutaj, koordinator i projektit dhe hulumtues në KDI, ndërsa editoriali u shkruajt nga Shkelqim Hysenaj, kryetar i Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Editorialin e sallonit mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Sallonet e ardhshme