10 vjet shtet: A jemi rritur për të marrë vendime vet?

13.02.2018 D4D

Të marten më 13 Shkurt u mbajt Salloni me temën: “10 vjet shtet: A jemi rritur për të marrë vendime vet?”

Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Ruairí O’Connell, Ambasadori Britanik në Kosovë dhe Venera Hajrullahu, Drejtoreshë Ekzekutive, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF. Gjatë diskutimit u theksua nga panelistët se Kosova në momentin kur e ka shpallur pavarësinë ka qenë e gatshme të marr vendime. Por gjatë këtyre viteve si çdo shtet tjetër i posaformuar, ka pasur sfidat e tij në procesin e shtetndërtimit. Por çka u rekomandua është që udhëheqësit të punojnë më shumë për të mirën e vendit se sa për interesat personale. Poashtu, në anën tjetër u kërkua që qytetarët të jenë më aktiv dhe më kërkues nga udhëheqësia e tyre. Kjo për arsye që qytetarët për çështje ku duhet të kenë konsensus shoqëror ajo po mungon.

Ky sallon u moderua nga Arta Avdiu, Gazetare, Kohavision dhe editoriali u shkrua nga Krenar Gashi, S’bunker.

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).