Qeverisja dhe interesi publik është program i cili fokusohet që institucionet dhe zgjedhësit t’i sjellë më afër njëri tjetrit, përmes promovimit të parimeve të qeverisjes së mirë, siç janë transparenca institucionale dhe llogaridhënia publike.
D4D ka përvojë të dëshmuar në facilitimin e këtij procesi, me anë të të cilit kërkon që qeverisjen lokale dhe qendrore t’i bëjë më përgjegjëse ndaj nevojave dhe brengave të qytetarëve. Për më tepër, D4D punon në inkurajimin e institucioneve gjegjëse për përmirësimin e standardeve të tyre të qeverisjes, si dhe të krijojë hapësirë për diskutim publik dhe përfshirje të qytetarëve në mbajtjen e këtyre institucioneve llogaridhënëse. Në kuadër të sferës së interesit publik, D4D përpiqet ta rrisë vetëdijesimin lidhur me rëndësinë e publikut të gjerë sa i përket pjesëmarrjes në proceset vendim-marrëse, përmes avokimit dhe lobimit në ngritjen e zërit për kërkesat e grupeve të margjinalizuara.
Në kuadër të serive të tryezave në shtatë rajonet e Kosovës me temën ”Rritja e pjesëmarrjes së rinisë në...
D4D ka organizuar dy sesione informuese për student/e rreth temave të punësimit, trajnimeve, dhe migrimit qarkor. Në sesionin e...
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) lansoi punimin “Gjendja e vullnetarizmit në Kosovë: Sfidat dhe perspektivat”. Punimi tregon që në...
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) sot mbajti takim diskutues lidhur me gjendjen e zbatueshmërisë së standardeve të qeverisjes së...
Në vitin 2016 në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë” instituti...
Puna e denjë është bazë per shoqëri gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të zhvilluar.Në mënyrë që të sigurohet përfaqësim i...