Zbërthimi i trendeve zgjedhore 2000-2010

19.09.2012 D4D

Të dhënat e paraqitura në këtë studim janë vetëm fillimi i një studimi gjithëpërfshirës që duhet bërë për t’i informuar partitë politike mbi zbrazësitë dhe vështirësitë, sikurse edhe përparësitë dhe mangësitë e formave të ndryshme zgjedhore që Kosova i ka provuar në të kaluarën. Në mungesë të një reflektimi të tillë të detajizuar, autoritetet zgjedhore dhe vendimmarrësit nuk do të jenë në gjendje të shmangin vështirësitë që mund të fshihen në përpjekjet tona të ardhshme për krijimin e një shoqërie demokratike.