Top problemet zgjedhore – Qasje praktike për të kthyer besimin në procesin zgjedhor

Kur bëjmë vizitë të rregullt mjekësore, kemi tendencë të përqendrohemi në vlera të cilat veçohen. Brengosemi për rezutatet brengosëse dhe ngushëllohemi shumë pak me pjesën tjetër të rezultateve normale. Në njëfarë mënyre, duket se nuk mërzitemi për shëndetin e gjithë popullit në nivel të njejtë. Të frymëzuar nga ky krahasim, ky studim i shkurtër politik vë në pah manipulimet zgjedhore më të shpeshta dhe më të përsëritshme në Kosovë.

Raportet e këtilla kritike të cilët ne zakonisht i publikojmë kanë një disavantazh të madh sepse autoritetet i shohin ato si shumë kritike dhe që nuk japin lëvdata të merituara për zhvillimet pozitive. Megjithatë, është vetë natyra e raporteve të ‘kontrollimit’ që të përmirësohen çështjet publike duke u përqendruar në fusha të cilat kanë më së shumëti nevojë për përmirësim. Qëllimi është vetëm që t’i ndihmohet pacientit ta përmirësojë pikëpamjen e tij.

Ky studim vjen pas disa vitesh pune zgjedhore nga D4D duke përfshirë hulumtime, vëzhgime, përcjellje të trendeve, analiza të trendeve, ose analiza të rezultateve, një numër të madh publikimesh të fokusuara në sistemin zgjedhor, procesin, punën e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, listën e votuesve dhe punën e KQZ-së.

Mashtrimet zgjedhore i njollosën zgjedhjet e vitit 2010 në vend dhe çuan në një ngërç institucional gjashtëmujor, pasojat e të cilit ende i vuan Kosova. Një përsëritje e niveleve të tilla të manipulimit me siguri do të mund të shkaktonte dhunë politike Lidershipi politik u përfshi me gjysmë zemre në një reformë vitin e kaluar. Fatkeqësisht,

ata u përqendruan vetëm në zgjidhjet sistematike të cilat u shërbejnë atyre për ta maksimalizuar fitoren politike. Në këtë aspekt, reformat që rezultuan u motivuan shumë pak përtej kalkulimeve të partive politike.

Studimi i Fizibilitetit i BE-së i vitit 2012 doli në përfundim se zgjedhjet në Kosovë u përcollën me mangësi serioze1. Bashkësia ndërkombëtare e sheh rëndësinë e parandalimit të mashtrimeve dhe e këshillon Kosovën ta thjeshtësojë sistemin zgjedhor. Ka disa përmirësime të menaxhimit zgjedhor në Kosovë, siç u vërejt nga progresi i zgjedhjeve plotësuese për kryetar të komunës në Ferizaj dhe Kaçanik në 2012, dhe nga një trend më pozitiv i drejtësisë zgjedhore.

Kjo qasje përdor analogji mjekësore. Shumë kosovarë e vizitojnë mjekun shumë vonë, kurrë nuk e dëgjojnë diagnozën e saktë të mjekut dhe recetën nuk e marrin seriozisht. Për fat të keq, nuk ka mjek zgjedhor, dhe kosovarët do të duhet ta bëjnë vetë testin e tyre, të përballen me diagnozën dhe të përfshihen në një trajtim afatgjatë. D4D nuk beson në zgjidhje të lehta e të shpejta, ngase ato nuk ekzistojnë. Sistemi duhet të ndërtojë imunitet dhe të përqendrohet në parandalim. Vakumi për mashtrime mbetet i hapur krah me krah, dhe për këtë arsye D4D dhe Forum 2015 zgjodhën që të përqendrohen në top dhjetëshin e problemeve zgjedhore dhe në teknika për t’i adresuar ato. Mbyllja e hapësirës për mashtrime është punë e mundimshme dhe e detajuar (aty qëndron i gjithë problemi, siç është dëshmuar anembanë).

Ky studim trajton secilën praktikë mashtruese zgjedhore në një apo dy faqe. Secila teknikë për mashtrim apo hapësirë për manipulime fillon me diagnozë të problemit dhe përcillet me një rekomandim. Dhjetë kapitujt janë të organizuar në tri tema të përgjithshme që i përkasin fazave të ndryshme të zgjedhjeve: (a) të përgjithshme, (b) dita e zgjedhjeve, dhe (c) numërimi dhe procesi paszgjedhor.