‘Taksa’ e fshehur: Pse kosovarët paguajnë më shumë?

30.01.2013 D4D

Ky punim analizon trendet e çmimeve të dy produkteve kryesore për të cilët konsumatori komercial i vendit paguan më shumë në krahasim më të tjerët në rajon. Gjetjet tregojnë se ka prani të madhe të joefiçiencës së tregut dhe praktikave për fryrje të çmimeve.

Në rastin e arkave fiskale, një treg fillimisht i mbyllur lejoi që dy konkurruesit e parë të arrin ta dominojnë atë, duke krijuar monopole e pastaj duke i fryrë çmimet për konsumatorë. Në industrinë e çimentos, ndërhyrja e institucioneve për ta mbrojtur një prodhues vendor rezultoi në të njëjtin gjë: prodhuesi në fjalë filloi të dominoi tregun dhe ngriti çmimet pa e përmirësuar cilësinë.

Kosova nuk mund të prosperoj pa një ekonomi të rregullt tregu. Nga ana tjetër, ekonomia e tregut nuk mund të themelohet në mënyrë të mirëfilltë pa rregullimin e mjedisit ekonomik. Punimi rekomandon që tu jepet më shumë pushtet institucioneve që mbikëqyrin konkurrencën dhe që të ketë mekanizëm që bën kontrollimin e ndërhyrjeve në treg nga instituticionet qeverisëse.

Kërkimet për këtë projekt janë kryer nga Kastriot Jahaj; punimi është hartuar nga Dardan Sejdiu si dhe është redaktuar nga Drilon Gashi, Leon Malazogu dhe Shpend Emini. Instituti D4D është mirënjohës për të gjithë ata të cilët morën pjesë në këtë punim, duke përfshirë të intervistuarit, hulumtuesit dhe të gjithë kontribuuesit e tjerë.