Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

10.01.2017 Jehona Serhati

Në këtë punim analizohet Arsimi dhe Aftësimi Profesional (AAP) në Kosovë me theks të veçantë në sistemin e AAP të shkollimit të mesëm të lartë që funksionon në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT dhe të Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional, dhe Arsimin e të Rriturve). Këtu, ndër të tjera, janë elaboruar edhe mundësitë për bashkëpunim dhe sinergji me Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP-të) – që hyjnë në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – në plotësimin e boshllëqeve të njëra-tjetrës.

Duke qenë se sistemi i AAP-së si i tillë është mjaft kompleks, në këtë punim analizohen dhe elaborohen çështjet problematike kryesore në sistem dhe rreth tij, përmes analizimit të aspekteve kyçe që e formësojnë botën e të aftësuarve në aspektin profesional/të zanatit në kërkim të mundësive të mëtejme për aftësim, arsimim dhe treg të punës.

Ky punim është përgatitur me kontribut në redaktim nga: Abby Riley.