Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

15.01.2017 CRPM D4D IDM

Zakonisht fjalë si “në hije”, “e fshehtë”, “informale”, “e padeklaruar”, “gri” dhe “e pavëzhguar” janë përdorur në vend të fjalës “e fshehtë”, për të përshkruar pashmangshmërisht të njëjtin fenomen por në perspektiva të ndryshme. Për ta qartësuar, gjatë tekstit, termi ekonomi “e fshehur” do të përdoret për të përshkruar aktivitetet dhe praktikat ekonomike që janë ligjore (jo kriminale) për sa i përket natyrës së tyre, por që mbeten të padeklaruara tek autoritetet, ndryshe nga ekonomia “e zezë” që referohet për aktivitete dhe praktika joligjore(kriminale). Megjithëse, të gjitha këto terma, që po i përmbledhim në termin “e fshehur”, nënkuptojnë një konotacion negativ, duhet të theksohet se në terma afatshkurta dhe afatmesme ekonomia e fshehur mund t’i ndihmojë shoqëritë dhe banorët e tyre të rimëkëmben nga kriza ekonomike të rënda apo nga tranzicioni, për shembull nga ekonomia socialiste te ekonomia e bazuar në tregun e lirë. Sidoqoftë, në terma afatmesme dhe afatgjatë ajo vë në rrezik pagesat sociale të punëtorëve, rrit pabarazinë, konkurrencën e padrejtë, dhe disbalancat ekonomike.