Peer 2 Peer: Ndarja e përvojave/Razmena iskustva/Sharing experience

27.12.2016 D4D

Ndarja e përvojave/Razmena iskustva/Sharing experience

Projekti Peer 2 Peer ka qenë një projekt i Insitutit D4D i cili ka zgjatur 10 muaj dhe ka pasur për synim rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndër etnik, kryesisht në mes të komuniteteve shumicë dhe atyre pakicë të Kosovës. Qëllimi ka qenë rritja e bashkëpunimit dhe të mundësohet transferimi i njohurive si dhe praktikave më të mira, duke krijuar kështu mundësi për bashkëpunim të qëndrueshëm organizativ dhe individual. Duke e pasur parasysh këtë qëllim projekti mundësoi realizimin e punës praktike për 30 praktikantë (10 Shqiptarë, 18 Serb dhe 2 RAE) si dhe 10 mundësi pë shkëmbim personeli (5 Shqiptarë, 5 Serb) në mes të komuniteteve shumicë dhe pakicë në Kosovë.  Programi i praktikës ishte i dizajnuar t’u sigurojë praktikantëve një përvojë mësimore konkrete përmes punës praktike, të cilat do t’u ndihmojnë në krijimin e shkathtësive të vlefshme dhe të transferueshme në të ardhmen. Gjithashtu, praktika do të ju ofrojë përvoja të reja të punës në një ambient shumë kulturor.

Kjo broshurë përmban disa nga përvojat e praktikantëve të cilët kanë qenë pjesë e programit.

PEER 2 PEER Learning është një projekt i Institutit Demokraci për Zhvillim-D4D në partneritet me Qendrën për de-politizimin e shoqërisë Kosovare-CDKD, financuar nga USAID-i, përmes Programit Avancojmë Kosovën së bashku-zgjidhje vendore.

Publikimi i këtij doracaku/raporti është mundësuar me mbështetjen e popullit zemërgjërë amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Qëndrimet e shprehura në këtë publikim janë të autorëve dhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë qëndrimet e USAID dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.