Parajsa e Fshehur – Ekonomia e fshehur dhe Shmangia e taksave në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë

01.04.2017 CRPM D4D IDM

Praktikat e ekonomisë së fshehur nuk janë gjithmonë, siç sugjeron emri, aktivitete të profilit të ulët në ekonomi. Rrjedhja e të dhënave nga “Panama Papers” ka nxjerrë në pah një matricë të evazionit të taksave të nivelit të lartë, që ka fshehur një shumë të konsiderueshme të ardhurash drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe ka privuar kryerjen e shumë shërbimeve publike, të cilat duhet t’i ofronin qeveritë. Është e qartë, që ka më shumë nevojë për një transparencë ndër-kufitare dhe ndërveprim ndërkombëtar në mënyrë që të merremi me këtë problem, teksa ekonomia e fshehur dhe praktikat e evazionit fiskal janë një dukuri globale, pavarësisht se kanë karakter lokal. Gjithsesi, duke pasur parasysh që disa shtete të BE-së (Irlanda, Luksemburgu) që njihen si parajsa fiskale, janë të orientuara nga vetë-interesi, një lëvizje e menjëhershme në sistemin e taksave të BE-së do të krijonte probleme.