Nga paqartësia kreative në proces konstruktiv – Si ti qasemi veriut të Kosovës?

Qëllimi i këtij punimi është që të kontribuojë në debatin për zgjidhjen e krizës në veriun e Kosovës duke propozuar hapa që palët duhet të ndërmarrin në mënyrë që procesi të ecë përpara në mënyrë paqësore. Punimi shqyrton qasjet e ndryshme që janë propozuar deri më tani dhe sugjeron kontribute efektive drejt paqes së qëndrueshme.

Zgjidhja e veriut nuk është një proces që sjell rezultate brenda natës. U deshën më shumë se katër vite për të arritur përparim të dukshëm në integrimin e serbëve në jug të Kosovës dhe akoma ka mbetur punë për t’u bërë atje. Është e tepërt të theksohet se situata në veri është shumë më e ndërlikuar kështu që do të kërkojë më tepër kohë.

Përderisa koha është e nevojshme, kalimi kohor vetvetiu nuk do të japë rezultate. Mund të shkojë kundër intuitës njerëzore, por në mungesë të veprimeve të duhura, koha ka sjellë një përkeqësim gradual të situatës në veri. Një territor kaq i vogël nuk është paraqitur befas si problem madhor ndërkombëtar – inkubacioni i kësaj krize ka hyrë në dekadën e dytë. Në perspektivë, injorimi i vazhdueshëm rrezikon nxitjen e një konflikti me të gjerë.

Ky punim është përgatitur me kontribut nga: Drilon Gashi.