Mësimet e nxjerra për zgjedhjet e ardhshme – Analizë e zgjedhjeve për kryetar komune në Ferizaj dhe Kaçanik?

Punimi ofron një analizë të procesit zgjedhor ashtu siç është vëzhguar gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Ferizaj dhe Kaçanik. Punimi përdor raportet cilësore dhe sasiore nga vëzhguesit para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve. Kërkimi ka nxjerrë në pah ndryshimet pozitive në këto zgjedhje për dallim nga zgjedhjet e fundit nacionale si dhe trajton sfidat që ende mbeten për tu tejkaluar. Kërkimi ka theksuar problemet që kanë të bëjnë me turmat nëpër korridore të vendvotimeve, problemet me votim në emër të të tjerëve, rolin e KQZ-së.

Ky punim është përgatitur me kontribut nga: Jetmir Bakija, Drilon Gashi dhe Avni Bytyqi.