Klasë në vete: Patronazhi dhe ndikimi i tij në mobilitetin shoqëror në Kosovë

Duke shfrytëzuar një anketë me ekspertë, ky studimi kishte për qëllim që t’i analizojë rrjetet e patronazhit dhe ndikimin e tyre në mobilitetin shoqëror në Kosovë. Hulumtimi gjeti që patronazhi në vend është i përhapur dhe pengon mobilitetin shoqëror.

Solidariteti me të afërmit, familjarët, partinë, miqtë apo kolegët e ndokujt vlerësohet më shumë se sa shpërblimi për përformancë të mirë. Motivi i të rinjve për të punuar shumë zbehet dhe bie besimi në strukturat e shtetit, që vie para se të përfundojë vënie e themeleve të shtetit të ri. Kosova është duke lëvizur drejt ‘kapjes së shtetit’ që përkufizohet si ‘shpërdorim i skajshëm i resurseve publike nga elita udhëheqëse’. Kjo bëhet pjesë e një ‘procesi të pakthyeshëm’ kur kontrolli përdoret për më tepër kontroll, duke vazhduar keqpërdorimin e mjeteve publike nga një elitë që riprodhon vetën në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Ky punim është përgatitur me kontribut dhe redaktim nga: Leon Malazogu