Busolla ideologjike e Kosovës – Hartë e orientimit të partive politike

Punimi fillon me rishikimin e studimeve të ngjashme të bëra më herët mbi të cilat është ndërtuar ky studim. I veçojmë ideologjitë e partive për nga konstrukti dhe përmbajtje të një pyetësori dhe përgjigjet që jepen në lidhje me këtë çështje. Ne i prezantojmë gjetjet tona duke i paraqitur ato me grafikone, dhe duke i analizuar këto gjetje. Në këtë tryezë do të shpërndahet punimi përtë pranishmit.

Studimi ka hulumtuar pozicionet e profileve kryesore të ideologjive në kontekstin e disa demokracive perëndimore. Pyetësori është dizajnuar dhe përdorur për të intervistuar 160 zyrtarë të lartë të katër partive kryesore. Gjetjet e prezentuara nga ky studim na ndihmojnë për të kuptuar më mirë nivelin e pikëpamjeve, dhe ka mundësi të inkurajojë partitë të zhvillojnë politika pozicionuese dhe të kenë një dozë ‘rikonstrikutimi’. Çdo përgjigje korrespondon me një numër, që paraqitet në grafin e të gjeturave. Kemi hartuar shpërndarjen e bindjeve individuale brenda secilës parti, dhe kemi marr shpërndarjen e tyre të partisë si indikator realisitikë ku potencialisht, qëndron secila parti.

Ky projekt është përkrahur nga Friedrich-Ebert-Stiftung për Kosovë.

Punimi është përgatitur me kontribute nga: Rezarta Delibashzade dhe Ngadhnjim Halilaj.