Auditim i listës së votuesve të Kaçanikut: Mostër për Kosovën

Ky raport prezanton rezultatet e një auditimi të listës së votuesve të Kaçanikut të bërë së fundmi me qëllim që të matet niveli i pasaktësive dhe parregullsive. Gjithashtu, raporti paraqet rekomandime për të adresuar ato. Përderisa Kaçaniku mund të jetë vetëm një rast, ky punim dhe të gjeturat e tij mund të përdoren ose si të dhëna mostër për tërë Kosovën, ose për të organizuar auditime të ngjashme në komuna tjera. Një listë më e saktë e votuesve në tërë Kosovën mundet të përmirësojë në masë të madhe procesin e votimit dhe të zvogëlojë mundësitë për manipulime në kuti të votimit.