Për Ne
Demokraci për Zhvillim (D4D) është një institut hulumtues që është themeluar nga një grup analistësh me përvojë në punë hulumtuese dhe analiza të cilët janë bashkuar me besimin se demokracia është parakusht për zhvillim. Themeluesit e D4D besojnë se demokracia është mjet dhe qëllim për zhvillim dhet janë të përkushtuar që të hulumtojnë dhe të përfshijnë një komunitet më të gjerë drejt këtij qëllimi.
Objektiv i veçantë i D4D-së është zhvillimi i hulumtimeve për politika publike të pavarura në fushën e zhvillimit socio-ekonomik, qeverisje, zhvillim të partive politike, dhe zhvillim ndër-etnik, rajonal dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
Themeluesit e D4D-së

Ka studiuar shkencat politike dhe komunikimin dhe ka magjistruar në zgjidhje të konflikteve nga Universiteti Notre Dame në SHBA. Ai ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës, Universitetin Amerikan në Kosovë dhe Universitetin Jug-Lindor të Evropës në Tetovë. Leoni është bashkë-autor i planprogramit të departamentit të Shkencave Politike/Administratë Publike për Universitetin e Prishtinës dhe është anëtar i bordit të Shoqatës Shqiptare për Shkenca Politike. Ai ka qenë edhe profesorë vizitues në Arizona State University për një semestër për hulumtim në administratë publike dhe qeverisje lokale.
Leoni drejton Projektin për Marrëdhënie Etnike Kosovë, dhe paraprakisht ka shërbyer si përfaqësues rajonal për Qendrën Evropiane për të Drejta të Pakicave, dhe ka qenë bashkë-themelues dhe drejtor për hulumtime në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED). Ai kashërbyer si këshilltar për Zëvendës Kryeministrin e Kosovës, ka zhvilluar disa studime mbi zgjedhjet dhe ka udhëhequr koalicionin e OJQ-ve për të ndryshuar sistemin elektoral në 2004 dhe për të vëzhguar zgjedhjet në 2007. Disa prej punimeve të Leonit janë botuar, në mes tyre edhe në Frank Cass Publisher, the Center for Peace Research në University of Leuven, etj.
email: leon.malazogu@d4d-ks.org


Aktualisht është Ambasador i Kosovës në Bruksel. Ai ka ligjëruar në Fakultetin e Drejtësisë dhe Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës si dhe në Universitetin Amerikan në Kosovë. Interesat primare për hulumtime përqendrohen në fushën e kushtetutshmërisë, zgjedhjeve, të drejtat e njeriut dhe siguri. Në mes të vitit 2002 dhe 2004 ai ka shërbyer si këshilltar kryesor në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, në qeverinë e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Z. Dugolli ka titullin Master në të Drejtën Kushtetuese dhe Krahasuese nga Universiteti Qendror Evropian (CEU). Ai ka qenë World Fellow në Universitetin e Yale dhe ndihmës profesor në Arizona State University. Iliri ka qenë pjesë e nismës për themelimin e Komisionit të Pavarur për Media, organ rregullativ për media elektronike. Z. Dugolli ka qenë po ashtu i përfshirë në disa iniciativa të shoqërisë civile, përfshirë këtu si anëtar bordi në “Forum 2015”, anëtarë i Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim, anëtarë i bordit në Shoqatën Evropiane për Ligj Zgjedhor, etj.
Anëtarët e bordit

Drejtor i Institutit Demokratik Kombëtar për Çështje Ndërkombëtare (NDI), Lindje të Mesme dhe Afrikë Veriore, Zyra e Jordanit




Personeli




Drilon Gashi është Hulumtues i Lartë/Analist në Demokraci për Zhvillim që nga shtatori i vitit 2012. Është magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe më parë ka qenë konsulent i jashtëm qeveritar. Ka magjistruar në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me përqendrimin në Zhvillim Ekonomik dhe Politik, në Universitetin Columbia, Shkolla për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Publike (SIPA). Në vitin e dytë të studimeve ka qenë Asistent Ligjërues në SIPA, për lëndën Analizë Sasiore për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Publike. Gjatë këtij viti, ai gjithashtu ka punuar si konsulent në një projekt për pjesëmarrjen politike të personave të zhvendosur brenda vendit në Gjeorgji, me Qendrën për Resurse Politike të Femrave në Tbilisi, Gjeorgji.
Driloni ka qenë konsulent i jashtëm për komunikime në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës gjatë viteve 2008-2010. Në vitin 2008, ai ka mbaruar studimet bachelor në dy drejtime, në Ekonomi dhe në Biznes Ndërkombëtar, në Ramapo College of New Jersey me nderimet summa cum laude. Ai ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga femijëria e hershme, mosha pesë vjeç. Është anëtar i Bordit të Rrjetit të Sipërmarrësve Shqiptaro-Amerikan (APEN) me seli në Nju Jork.
email: drilon.gashi@d4d-ks.org


Rezarta iu bashkua ekipit të D4D-së në prill të vitit 2011, fillimisht në programin e praktikës për të vazhduar më pas si asistente e hulumtimeve. Aktualisht është përgjegjëse për organizimin e Salloneve të së Martës, iniciativë e diskutimeve javore mbi tema të ndryshme publike. Më parë, Rezarta ka punuar në One World Youth Project (OWYP), program edukativ për të rinjtë që lidh shkollat në nivel global, si dhe ka përfunduar praktikën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përmes Institutit Demokratik Kombëtar (NDI). Ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Menaxhment dhe Informatikë ndërsa tani është duke vazhduar studimet Master për Marketing në Universitetin e Prishtinës.


Ideal Hoxha iu bashkua ekipit të D4D-së, fillimisht si praktikant në nëntor të vitit 2011 për një periudhë tre mujore, dhe nga nëntori i vitit 2012 punon si asistent i hulumtimeve. Ideali ka diplomuar në drejtimin Shkenca Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni. Ai ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme dhe në shkolla verore të universiteteve të ndryshme në Evropë. Nga dhjetori i vitit 2012, Ideali i’u bashkua “Bringing European Together Association” në kuadër të European Voluntary Service. Ideali flet rrjedhshëm anglisht dhe ka njohuri themelore të gjuhës ruse.
email: ideal.hoxha@d4d-ks.org

Elena Krasniqi i’u bashkua ekipit të D4D në korrik të vitit 2012, fillimisht si praktikante e që nga nëntori ajo është angazhuar si asistente e hulumtimit për projektin e indikatorëve. Elena është përgjegjëse për mbledhjen e të dhënave për indikatorë në fushën e qeverisjes, ekonomisë, sundimit të ligjit dhe zhvillimit social i cili ka për qëllim të krijojë një përmbledhje të gjendjes së përgjithshme të të dhënave statistikore të Kosovës. Elena i përfundoi studimet në Universitetin Amerikan në Kosovë. Ajo pranoi diplomën e studimeve nga Rochester Institute of Technology (RIT) në fushën e Arteve të Aplikuara dhe Shkencave në drejtimet Ekonomi, Menaxhment dhe Mardhënie Ndërkombëtare ne Maj të vitit 2012.
email: elena.krasniqi@d4d-ks.org


