D4D

Misioni i D4D-së është të ndikojë në proceset e zhvillimit të politikave publike në mënyrë që të përshpejtojë zhvillimin socio-ekonomik të vendit, përmirësimin e qeverisjes dhe për të përforcuar kulturën demokratike në Kosovë.

Vizioni i D4D-së është të promovojë një shoqëri aktive dhe të arsimuar,e cila merr pjesë në hapësirën publike dhe e përdor atë për përfaqësim dhe vendim-marrje për të diskutuar dhe ndërtuar konsensus për shpërndarjen e burimeve të cilat janë efiçiente, të shpejta, afat-gjate dhe që sjellin zhvillim të paanshëm.