• Shqip

Si do ta konsideronin burrat marrjen e lejës prindërore për kujdesin ndaj foshnjës?

25.04.2018

Hulumtimet në mbarë botën vazhdimisht tregojnë se baballarët duan të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre, por presioni shoqëror për të qenë në përputhje me rolet tradicionale gjinore, i kombinuar me ndikimin e perceptuar në karrierën e tyre, thjesht i lë baballarët pa stimuj të mjaftueshëm për të marrë më shumë leje. Hulumtimi i fundit i realizuar nga D4D gjatë marsit 2018, ka treguar që 30.6% e burrave në Kosovë do të merrnin leje prindërore 1-3 muaj në rast se ajo do të paguhej deri në 70% të pagës bazë, ndërsa 18% e burrave do të merrnin me të njëjtin kompensim deri në 6 muaj. 7.6% do të merrnin leje deri 9 muaj.

Politikat duhet të mbështesin familjet me prindërit që punojnë në tri mënyra kryesore: (i) duke siguruar që prindërit kanë të drejtë të marrin leje për t’u kujdesur për fëmijët e tyre në kohë të caktuara; (ii) duke ofruar ose mbështetur kujdesin jo-prindëror për fëmijët; dhe (iii) duke ofruar ndihmë financiare në shpenzimet për rritjen e fëmijëve.

Kjo infografikë është zhvilluar si pjesë e projektit “Leja prindërore për barazi gjinore”, që implementohet nga Demokraci për zhvillim, financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Pezullimi i Vizave