• Shqip

Si funksionon procesi i votimit?

01.07.2017

E drejta për të votuar është e garantuar me ligjin mbi zgjedhjet, për çdo person që mbushë tetëmbëdhjetë (18) vjet dhe është i regjistruar si qytetar i Kosovës në Regjistrin Qendror Civil. Kjo e drejtë ushtrohet në ditën e zgjedhjeve në zonën ku është i regjistruar me emër të tij/saj, me dokumente identifikuese.

Procesi i votimit kalon nëpër disa hapa. Në infografikën në vijim janë demonstruar hapat e këtij procesi në mënyrë vizuale.

1. Votuesi/ja hyn në vendvotim dhe tregon duart për ekzaminim. Me anë të llampës ultravjollce, vërtetohet nëse ka votuar më herët dhe/ose mos kanë mbetur shenja nga spreji.
2. Votuesi/ja tregon dokumentin identifikues para zyrtarit/es të identifikimit. Kalohet nëpër listën votuese, gjendet emri, mbiemri dhe numri personal i personit që do të votoj. Aty pranë emrit duhet të nënshkruaj votuesi/ja.
3. Votuesi/ja jep gishtin tregues të dorës së djathtë për spërkatje të ngjyrës së padukshme, si dhe merr fletëvotimin e vulosur.
4. Votuesi /ja shkon në kabinën e zbrazët të votimit për të votuar. Vota është e fshehtë, andaj votimi realizohet brenda kabinës në vendvotim. Ju rikujtojmë që fotografimi i votës është shkelje, dhe kjo vepër dënohet.
5. Pasi të ketë votuar, ai/ajo palos dy herë fletëvotimin dhe e vendos në kutinë e votave.

Të tjerat

Zgjedhjet parlamentare 2014 vs 2017

Ankesat dhe apelet në zgjedhjet parlamentare 2017

Përfaqësimi gjinorë në KKZ në Zgjedhjet Parlamentare 2017