Rrugëtimi dy-vjeçar i projektit mbi vullnetarizmin dhe qytetarinë aktive

05.04.2018

Në dy vitet e fundit, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në bashkëpunim me George Williams Youth Association (YMCA) ka punuar në drejtim të promovimit të punës vullnetare dhe qytetarisë aktive përmes projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”, mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Përmes këtij projekti u formua inkubatori për vullnetarizëm dhe qytetari aktive në të cilin momentalisht janë anëtare 17 organizata me bazë në komunitet të cilat në mënyra të ndryshme kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e vullnetarizmit apo qytetarisë aktive.

Përmes skemës së granteve të vogla kemi arritur që vullnetarizmin dhe qytetarinë aktive ta promovojmë në mbarë Kosovën përmes organizatave të vogla apo individëve dhe projekteve të tyre modeste dhe mjaftë të suksesshme. Gjithashtu kemi organizuar panairet e para të vullnetarëve në Kosovë, ku qytetarët/et kanë mund të njoftohen më gjerësisht për mundësitë e angazhimit të tyre vullnetarë në organizata të ndryshme që operojnë në Kosovë. Përmes këtij projekti kemi ndarë edhe çmimet “Vullnetari/ja dhe Qytetari/ja Aktive i/e vitit” për individë që me angazhimin e tyre vullnetarë kanë kontribuar në përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve të tyre.

Për një pasqyrë më të mire të rrugëtimit të këtij projekti, ju lutem shihni infografikën.

 

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Pezullimi i Vizave