• Shqip

Progresi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian

27.04.2018

D4D përmes kësaj infografike ka paraqitur Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën në përkthim të matshëm, duke marrë parasysh vlerësimet e Komisionit për gatishmëri dhe progres në përmbushjen e agjendës evropiane në dy vitet e fundit, përkatësisht 2016 dhe 2017. Kjo infografikë përqëndrohet në matje krahasuese dyvjecare të kritereve politike, ekonomike dhe standardet evropiane të analizuar në Raportin për Kosovë.

Përderisa shtetet në rajon kanë përparuar dukshëm në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian, Kosova ende gjendet në fazat e hershme të proceseve integruese. Ndonëse raporti tregon që Kosova ka pasur progres në kriterin ekonomik gjatë vitit 2017, kriteri politik dhe standardi evropian nuk kanë pasur ndryshim të koniderueshëm nga vlerësimi i vitit paraprak. Gjithashtu, shumë nga rekomandimet e vitit 2016 – kritere të papërmbushura, riceken në raportin e vitit pasues duke aluduar në stagnim dhe progres të ulët të Kosovës në përmbushjen e tyre. Mosplotësimi i rekomandimeve të derivuara në raportet e viteve të kaluara si dhe stagnimi në progres vënë në rrezik që Kosova të mbetet dukshëm prapa nga shtetet në rajon dhe të humbas nga mundësitë përfituese që rrugëtimi drejtë Bashkimit Evropian ofron.

 

 

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Pezullimi i Vizave