• Shqip

Përfaqësimi gjinorë në KKZ në Zgjedhjet Parlamentare 2017

01.07.2017

Për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat mbahen më 11 qershor 2017, partitë politike kanë nominuar gjithsej 253 kandidatë për Komisione Komunale Zgjedhore. Nga këto nominime vetëm 32 gra janë zgjedhur si pjesë e KKZ-ve. Referuar deklaratës së nënshkruar nga këto parti politike, iniciuar nga Instituti D4D në vitin 2015, për rritjen e pjesëmarrjes së grave në proceset zgjedhore, vërehet se partitë politike nuk i kanë përmbushur zotimet e tyre lidhur me këtë çështje.

Prej këtij numri, vetëm 13% është përfaqësimi gjinor për KKZ, përderisa deklarata parasheh kuotë prej 40% të përfaqësimit të grave në këto trupa zgjedhore.

Të tjerat

Zgjedhjet parlamentare 2014 vs 2017

Ankesat dhe apelet në zgjedhjet parlamentare 2017

Si funksionon procesi i votimit?