Përceptimi qytetarë për punën e kryetarëve të komunave

15.10.2018

Në infografikë paraqiten rezultatet e hulumtimit të bërë nga Demokraci për Zhvillim (D4D) në raport me atë se sa janë të kënaqur qytetarët e Kosovës më qeverisjen komunale, përkatësisht me punën e kryetarëve të komunave gjatë gjashtëmujorit të parë, të vitit të parë, të mandatit të kryetarit.

Hulumtimi ka nxjerr se 63.4 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e kryetarëve të komunave gjatë gjashtëmujorit të parë, të vitit të parë të mandatit (rezultatet e paraqitura në infografikë me ngjyrë të kaltër).

Të pa kënaqur me punën e kryetarëve të komunave, për të njëjtën periudhë kohore, janë deklaruar 30.6 për qind e qytetarëve të anketuar (rezultatet e paraqitura në infografikë me ngjyrë të kuqe).

D4D do të vazhdoj të monitoroj komunat për shërbimet që ato ofrojnë për qytetarët e tyre, perceptimet e qytetarëve rreth shërbimeve dhe informacioneve që iu ofrohen, por edhe mundësitë që iu ofrohen qytetarëve për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse dhe politikë-bërëse.

Këto janë faktorë të rëndësishëm për një qeverisje të mirë dhe që kanë nevojë për përmirësim pasi që nga hulumtimi i D4D-së gjithashtu ka dalë se 32.8 për qind e qytetarëve as që kanë tentuar të kontaktojnë komunën e tyre.

Hulumtimi është realizuar në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, i cili përkrahet financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe implementohet nga instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Qendra për Depolitizim të Shoqërisë Kosovare (CDKD)

Të tjerat

Leja prindërore: Sa përfitojnë familjet nga modelet e ndryshme?

Kur keni vendosur se për kë do të votoni?

Na tregoni arsyen pse keni votuar këtë parti/koalicion?