Na tregoni arsyen pse keni votuar këtë parti/koalicion?

24.07.2018

Edhe pse më shumë se një vit që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhjet dhe trendet që përcjellin procesin zgjedhor mbesin si ndër temat më të diskutuara në Kosovë. Për të gjetur arsyet se përse qytetarët kanë votuar partinë/koalicionin e caktuar në zgjedhjet e kaluara, instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka realizuar një anketë me 1070 qytetarë në mbarë territorin e Kosovës gjatë muajit maj 2018. Pyetja e parashtruar për qytetarët ka qenë “Ju lutem më tregoni arsyen pse keni votuar për këtë parti?” dhe përgjigjet e mundshme ishin: a) Për liderin; b) Për kualitetin e ekipit; c) Për kualitetin e programit; d) Për angazhimet për interes të Kosovës; e) Sepse jam anëtar i asaj partie; f) Sepse kjo parti ka listën më të mirë të kandidatëve; g) Njoh dikënd në atë parti; h) Kam anëtar të familjes në atë parti; i) Partia përfaqson intereset e rajonit tim.

Mostra për këtë anketë është përzgjedhur me metodën e rastësisë. Këto të dhëna janë përpunuar dhe paraqitur në grafikona për tri (3) partitë/koalicionet më të mëdha të zgjedhjeve të kaluara. .

Më poshtë gjeni grafat për LAA, LVV dhe PAN.

Të tjerat

Marrëveshja finale Kosovë-Serbi

Retorika ndër vite e luftës kundër korrupsionit

Kabineti Qeveritar 2007-2017