Na tregoni arsyen pse keni votuar këtë parti/koalicion?

24.07.2018

Edhe pse më shumë se një vit që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhjet dhe trendet që përcjellin procesin zgjedhor mbesin si ndër temat më të diskutuara në Kosovë. Për të gjetur arsyet se përse qytetarët kanë votuar partinë/koalicionin e caktuar në zgjedhjet e kaluara, instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka realizuar një anketë me 1070 qytetarë në mbarë territorin e Kosovës gjatë muajit maj 2018. Pyetja e parashtruar për qytetarët ka qenë “Ju lutem më tregoni arsyen pse keni votuar për këtë parti?” dhe përgjigjet e mundshme ishin: a) Për liderin; b) Për kualitetin e ekipit; c) Për kualitetin e programit; d) Për angazhimet për interes të Kosovës; e) Sepse jam anëtar i asaj partie; f) Sepse kjo parti ka listën më të mirë të kandidatëve; g) Njoh dikënd në atë parti; h) Kam anëtar të familjes në atë parti; i) Partia përfaqson intereset e rajonit tim.

Mostra për këtë anketë është përzgjedhur me metodën e rastësisë. Këto të dhëna janë përpunuar dhe paraqitur në grafikona për tri (3) partitë/koalicionet më të mëdha të zgjedhjeve të kaluara.

Kjo infografike është dizajnuar në kuadër të projektit “Avancimi i Proceseve Demokratike në Kosovë”, përkrahur nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, përmes Ambasadës Zvicerane në Prishtinë, implementuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D).

Më poshtë gjeni grafat për LAA, LVV dhe PAN.

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Pezullimi i Vizave