Marrëveshja finale Kosovë-Serbi

24.07.2018

Perspektiva evropiane e Kosovës si dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian kushtëzohet me arritjen e një marrëveshjeje finale ndërmjet dy shteteve. Përmes kësaj marrëveshje që pritet të jetë rezultat i fazës së fundit të dialogut, Kosova dhe Serbia synojnë arritjen e normalizimit të marrëdhënieve.

Arritja e konsensusit politik dhe nacional në Kosovë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje finale bëhet i vështirë me zbatimin e mundshëm të kushtëzimeve të cilat potencialisht mund të cenojnë sovranitetin e Kosovës. Sipas hulumtimit të opinionit të bërë në qershor 2018, 65.2% (67.1% shqiptar, 20% serb) e qytetareve të Republikës së Kosovës mendojnë që nuk duhet të nënshkruhet marrëveshja finale me Serbinë, nëse kjo marrëveshje nuk përmban njohjen e Kosovës nga Serbia. Në anën tjetër, vetëm 17.7% (16.1% shqiptar, 58% serb) shprehin pajtim me nënshkrimin e mundshëm të kësaj marrëveshje edhe pa njohjen formale të Kosovës.

Ky hulumtim është kryer gjatë muajit qershor 2018. Mostra reprezentative me 1074 të anketuar (51,5% burra dhe 48,5% gra).

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Pezullimi i Vizave