Leja prindërore: Sa përfitojnë familjet nga modelet e ndryshme?

02.10.2018

Në infografikën në vijim paraqiten të hyrat për familje në rastin kur (a) të dy prindërit punojnë (b) vetëm babai punon dhe (c) vetëm nëna punon, sipas modelit të propozuar nga D4D dhe sipas modelit të propozuar nga Qeveria e Kosovës. Në modelin e propozuar nga D4D familja merr gjithsej 9 muaj leje me pagesë dhe 5 muaj leje pa pagesë. Ndërsa në modelin e propozuar nga qeveria, familja merr gjithsej 9 muaj leje me pagesë dhe 11 muaj leje pa pagesë.

Aktualisht Qeveria e Kosovës është duke punuar në draftimin e ligjit të ri të punës. Ndër çështjet të cilat pritet të adresohen në këtë ligj janë: pushimi i lehonisë (leja e lindjes) dhe pushimi prindëror (leja prindërore). Leja e lindjes, e atësisë dhe ajo prindërore ndikojnë në zgjedhjet që bëjnë gratë dhe burrat si dhe në mundësitë që janë në dispozicion për ato/ata në botën e punës. Politikat e tilla (nëse kanë për qëllim këtë) mund të ndihmojë në nxitjen e barazisë gjinore në kornizën e roleve të punës, pagës dhe të pjesëmarrjes në vendin e punës.

Kjo infografikë është zhvilluar si pjesë e projektit “Leja prindërore për barazi gjinore”, që implementohet nga Demokraci për zhvillim, financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Pezullimi i Vizave